Fundjava e 2-3 majit do të ketë rregulla të reja të qarkullimit të qytetarëve.
Ndryshe nga dy fundjavat e kaluara, pensionistët do të lejohen të dalin të shtunën dhe të dielën deri në orën 10:00.
Më pas, nga ora 11 deri në orën 17:30, të shtunën dhe të dielën, do të lejohen të dalin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.
Ndryshe nga fundjavat e kaluara kur lejoheshin të dilnin vetëm nënat, këtë fundjavë mund të dalin bashkë me fëmijët e tyre dhe burrat.
Por atyre nuk i lejohet të dalin me automjetet private.
Dyqanet ushqimore dhe farmacitë do të lejohen të punojnë deri në orën 17:30.
Për të mësuar më shumë për planin e hapjes së vendit për tri javët e ardhshme, lexoni këtu.