Shqipëria renditet ndër tre vendet më me pak testime Covid-19 për 1 milionë banorë, në të gjithë Evropën. Vendi jonë ka kryer 3,020 teste për 1 milionë banorë. Më pak se ajo renditet Ukraina me 2,807 dhe Moldavia me 2,916.
Exit ka analizuar të dhënat e publikuara nga worldometers për testimet dhe ka nxjerrë se:
Për numrin total të testeve, Shqipëria ka lënë mbrapa vetëm mikroshtete që kanë vetëm disa mijëra banorë popullsi dhe Malin e Zi që ka rreth 700 mijë banorë.
Shqipëria ka kryer 8 669 teste në total. Më pas vjen Mali i Zi me 6 864 më pas renditet disa shteti si Likenshtanji 900, Andorra 1363, Arqipelagu Faroe me 8 021.
Rusia është vendi me numrin më të lartë të testimeve në Evropë me mbi 3 900 000. Më pas renditet Gjermani me mbi 2 500 000 teste, Italia me 2 100 000 dhe Spanja me mbi 1 500 000 teste.
Ndërsa, për numrin e testeve për 1 milionë banorë, në vend të parë renditen vend me popullsi të vogël si Arqipelagu Faroe me 164 000 teste për 1 milionë e banorë dhe Islanda me mbi 146 000 teste.