Provimet e maturës do të bazohen vetëm tek temat e kryera në shkollë

Nga Exit News
Provimet e maturës do të bazohen vetëm tek temat e kryera në shkollë

Provimet e maturës do të bazohen në temat e kryera në shkollë deri më datën 9 mars 2020.

Temat të cilat duhet të ripërsëriten nga maturantët janë publikuar në  programet e rishikuara në  Agjencinë e Sigurimit të Arsimit Parauniversitar.

Kështu njoftoi drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi mbi përmbajtjen e testit të Maturës Shtetërore, në një videomesazh në Facebook.

Ajo tha se “çdo test i maturës bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar”.

Më parë në një intervistë për Shqiptarja.com, Zonja Vrapi njoftoi se testi do të ketë 60 pyetje vetëm me alternativa, dhe provimi do të zgjasë 2 orë.

“Për 31.111 maturantë të këtij viti, pragu i kalueshmërisë do të jetë 25% e totali të pikëve. Në cdo klasë nuk do të lejohen më shumë se 15 nxënës dhe mes tyre do të ketë distancë prej 1.5 metra”, tha Zonja Vrapi.

Përgjigjet e provimeve do të publikohen në 30 qershor dhe me datë 1 korrik do të shpërndahen diplomat për maturantët që kanë aplikuar jashtë vendit.

Ndërsa për maturantët e viteve të kaluar që nuk kanë plotësuar formularin A1Z, drejtoresha e QSHA tha se:

“Ata që kanë humbur një ose disa provime në vitet e kaluara të bëjnë aplikimin pasi do e kenë të pamundur për të hyrë në këtë provim pa këtë aplikim. Pasi të hapet shkolla për maturantët do të hapim portalin dhe për një periudhë 1 javore do të krijojmë mundësinë për A1Z”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>