Informatorë-provokatorë kundër bizneseve

Informatorë-provokatorë kundër bizneseve

Qeveria ka vendosur të përdorë informatorë të fshehtë për të zbuluar bizneset që nuk përdorin kasat fiskale dhe detyrimet e tjera ligjore.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se në ditët e ardhshme do të rekrutohen 150 informatorë të tillë, emërtimi zyrtar i të cilëve do të jetë provokatorë tatimorë. Provokatorët do të rekrutohen me kontratë të përkohshme pune dhe do të paguhen nga fondi i Ministrisë së Financave për punonjësit e përkohshëm.

Informatorët do të hiqen si klientë normalë dhe do të sinjalizojnë menjëherë inspektorët tatimorë në rast se nuk ju jepet kuponi fiskal apo venë re shkelje të tjera nga bizneset. Burime konfidenciale, pretendojnë se ata do teë udhëzohen që t’i provokojnë bizneset duke i ngasur të mos lëshojnë kupon.

Me anë të një udhëzuesi të brendshëm konfidencial, DPT-ja shpjegon se informatorët do të provokojnë bizneset për dhënien e kuponit tatimor dhe afishimin e çmimeve.

Për të raportuar shkeljet provokatorët do të përdorin komisariatin dixhital, me anë të telefonave celularë qeë do t’ju sigurohen nga DPT-ja.

Sipas udhëzimit, Ministria e Financave dhe Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin do të punojnë për ndryshimet e nevojshme ligjore për të mundësuar provikimin tatimor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>