Policia shpërndan me dhunë protestën e shoqërisë civile kundër Ramës

Nga Exit News
Policia shpërndan me dhunë protestën e shoqërisë civile kundër Ramës

Policia ka dhunuar dhe shpërndarë disa dhjetra protestues të mbledhur në sheshin Skëndebej, paraditen e së enjtes.

Teksa protestonin kundër masave kufizuese dhe qeverisjes me diktaturë nga Kryeministri Rama gjatë pandemisë, policia i ka kërkuar qytetarëve të shpërndahen.

Pas rezistencës së tyre, policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë me dhunë. Disa prej protestuesve u tërhoqën zvarrë e u goditën, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

Protestuesit ishin mbledhur për të protestuar kundër shtyrjes së gjendjes së jashtëzakonshme deri në 23 qershor, kundër vendimeve të qeverisë që sipas tyre po shkelin të drejtat e njeriut dhe kundër autoritarizmit të kryeministrit Rama.

Protestuesit thanë se kishin njoftuar policinë për protestën dhe se po zbatonin distancat e rekomanduara nga njëri-tjetri, ndaj ndërhyrja e policisë ishte e paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>