Shtetet e BAshkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Të shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të Samitit të Zagrebit i cili u zhvillua virtualisht më 6 maj, Ambasada Amerikane në Tiranë deklaroi se mbështet pa kushte reformat e nevojshme në Shqipëri për tu integruar në BE.
“Shprehje e shkëlqyer e solidaritetit me Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim fuqimisht Shqipërinë, përpjekjet për reformat e nevojshme për t’u bashkuar me BE-në”, shkroi ambasadorja Yuri Kim, teksa ripublikoi mesazhin e Presidentes së KE-së Ursula von der Leyen e cila shkruan se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE.
Samiti i Zagrebit u zhvillua virtualisht mes përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Pas përfundimti të samitit, BE publikoi një deklaratën e përbashkët me 20 qendrime dhe opinone.
Qëndrimet kryesore mund t’i lexoni këtu.