Rinis procesi i vetingut pas 2 muajsh pezullim

Nga Exit News
Rinis procesi i vetingut pas 2 muajsh pezullim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të nisë më 11 maj punën pas 2 muajsh pezullim për shkak të pandemisë së Covid-19.

I gjithë stafi i KPK-së ashtu si dhe subjektet e vetuara do të respektojnë protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Çdo anëtari të KPK-së do t’i bëhët kontrolli i temperaturës dhe do të pajiset me mjete mbrojtëse si maska dhe doreza.

Të gjithë personat që hyjnë në godinën e KPK-së do të kalojnë përmes një tuneli dezinfektimi.

Media dhe publiku do të lejohen të jenë të pranishme në seancat e vettingut, por me distancë 2 metra nga njëri-tjetri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>