Ambasada e SHBA-vë i bënë thirrje liderve politikë të tregojnë vendosmëri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në Twitter ambasada shkruan:
“Është bërë progress me Reformën në drejtësi, por ende duhet punë. Eshtë koha që liderët politikë të tregojnë vendosmëri për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Qytetarët nuk kanë pse të presin më”
Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit prej dy vitesh, për shkak të procesit të vetingut.