Federata Shqiptare e Futbollit ka propozuar të mërkurën rinisjen e kampionatit të futbollit më 3 qershor. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së përfaqësuesve të Federatës me dhjetë presidentet e ekipeve të Superligës.
Vendimi duhet të miratohet nga qeveria.
Në rast të miratimit të kësaj datë për rifillimin e kampionatit, FSHF duhet të nisë me hartimin dhe zbatimin e rregulloreve të reja dhe protokolleve për zhvillimin e ndeshjeve në zbatim të distancimit fizik dhe masave higjieno-sanitare.