Partia Demokratike pretendon se janë hapur me forcë zyrat e katit të 4-të të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Mëngjesin e 15 Prillit, punonjësit që janë paraqitur në zyrat e tyre në katin e katërt të Ministrisë së shëndetësisë, kanë konstatuar dyert e dëmtuara, e të hapura me forcë”, tha Bardh Spahia në një deklaratë për shtyp, ditën e sotme.
Më parë, Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pohuar se në këtë kat, ku ndodhen zyrta e prokurimit publik, ka rënë zjarr. Ky pohim u mohua më pas nga Ministrja Manastirliu.