
Muzetë, monumentet dhe sitet arkeologjike do të hapen ditën e hënën, 18 maj 2020, në të gjithë vendin.
Për të gjitha zonat e kuqe orari i hapjes do të jetë nga e hëna në të shtunë në orën 10:00 deri në orën 16:00, njofton Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një postim në facebook.
Gjithashtu nesër hyrja në muze do të jetë falas.
Më 8 mars, qeveria vendosi mbylljen e të gjitha muzeve, parqeve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.