Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve që të mos e njohin më shtetin e Edi Ramës, pas vendimit për të shembur Teatrin Kombëtar natën, në fshehtësi dhe duke dhunuar gra, artistë e qytetar.
Në një deklaratë për median, Kryemadhi akuzoi dhe ambasadat e huaja të cilat jo vetëm nuk kanë reaguar kundër këtij vendimi, por vazhdojnë të bëjnë marrëveshje me Ramën:
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Kjo është mbijetesë.
Mos e përdorni fjalën ‘revolucion’ se nashqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komuznit i kanë aty [ambasadat] dhe me to po bëjnë dealet.”
Kryemadhi akuzoi prokurorinë se nuk ka nisur ende hetimet për një ngjarje kaq kriminale sa shembja e teatrit, por kanë arrestuar qytetarët që e mbrojtën atë:
“Prokuroria akoma nuk ka bërë asnjë hap për të hetuar fallsifikimit e këshillit bashkiak, për të parë kush ishte dhe kush nuk ishte aty.”
Kryemadhi tha se ‘thelemet e kullave që do të ngrejë aty do të jenë varri i Edi Ramës.’
Kryetarja e LSI-së ishte një prej personave që u shoqërua në komisariat në orët e para të mëngjësit, kur qindra policë rrethuan Teatrin Kombëtar dhe arrestuan të artistët dhe qytetarët që po kalonin natën aty në mbrojte të teatrit.