Qindra qytetarë janë grumbulluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para kordonit të popullsisë që mban të rrethuar zonën e teatrit.
Mes tyre dhe policëvë ka herë pas here shtyrje dhe përplasje të vogla fizike, por gjithsesi gjendja është nën kontroll.
Polica ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariate disa prej tyre.
Më herët, policia ka arrestuar disa veprimtarë shoqërore të ciëlt vazhdojnë të mbahen në Komisariatin 1 të Tiranës.
Ndërkohë, vazhdon operacioni i prishjes dhe ndërtesa e teatrit është thuajse rrafshuar.