Arrestohet kreu i INUV Vlorë për shpërdorim detyre

Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Vlorës, David Tushe, dhe disa zyrtarë të tjerë të INUV u arrestuan, sot, nga policia, për shpërdorim detyre lidhur me një ndërtim të paligjshëm. Zyrtarët e tjerë të arrestuar janë ish kreu i INUV-it Besnik Karabolli dhe inspektorët Iriald Dervishaj, Endri Zeneli dhe Marjol Mustafaraj.

Zyrtarët akuzohen se nuk kanë marrë asnjë masë pezullimi për ndërtimin e paligjshëm të një kompleksi ndërtesash, në lagjen Pavarësia, në Vlorë. Ndërtimi i paligjshëm ishte denoncuar nga banorët në vitin 2014 dhe Prokuroria kishte lajmëruar INUV-in për parregullsitë në ndërtim. Por, si kreu i mëparshëm i INUV-it Besnik Karabolli, ashtu dhe David Tushe nuk kishin ndaluar punimet e kompleksit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>