Kreu i PD-së Lulzim Basha përkujtoi sot 47-vjetorin e revoltës në burgun e Spaçit.
Në një postim në Facebook, Basha u shpreh:
“47 vjet më parë, kur diktatura komuniste e kishte zhytur Shqipërinë në izolimin e saj më të madh, një grup të burgosurish politikë ngritën në Spaç flamurin kuqezi, pa yllin komunist, dhe shpallën aty një zonë të lirë nga diktatura.
Ato 3 ditë lirie e tronditën nga themelet Sigurimin e Shtetit, aty u thirr për herë të parë me zë të lartë se Shqipëria do të bëhej si Europa.”
Basha përkujtoi herojnjë martirë të Spaçit Hajro Pashaj, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja, ‘të cilët ishin lajmëtarët se shqiptarët asnjëherë s’do të pajtoheshin as me dhunën, as me diktaturën komuniste e as me çfarëdo regjimi që do synonte t’u hiqte atyre lirinë.’