Kryeministri Edi Rama e quajti Teatrin Kombëtar ‘fëmijën bastard të arkitektit Italian dhe luftës fashiste’. Ai tha se ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk ka qenë asnjëherë monument kulture.
“Godina e projektit të Teatrit është fëmija bastard i një marrëdhënie mes autorit italian dhe autores që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin në parqet e Tiranës.
U nis por mustaqet kanë një gjë:duken por nuk dëgjojnë.
U ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër, as nga të gjitha ekspertizat e mëvonshme për t’u futur në monumentet e kulturës.
Nuk ka asnjë dokument ku të figurojë se kemi të bëjmë me një monument kulture. Askush nuk e ka vënë.
Autori nuk e ka njohur kurrë si pjellën e vetë.”