Rama ironizon Bashën, Metën e vëllezërit Budina: Politikanët janë bërë aktorë, e aktorët politikanë

Nga Exit News
Rama ironizon Bashën, Metën e vëllezërit Budina: Politikanët janë bërë aktorë, e aktorët politikanë

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot politikanët dhe aktorët që kanë mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja.

Për Bashën, Metën, Kryemadhin e Berishën, Rama tha se po e përdorin çështjen e teatrit për të sulmuar qeverinë dhe jo se është vërtetë e interesuar për të.

Ndërsa dy vëllezërit Budina i quajti të politizuar.

“Plaku digjital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur.

 Basha, ai është artist i lindur, një aktor që i është huazuar politikës për t’i dhënë shpirtin.

Ilir Meta, ai është gati që të vendosë ballin e tij mbi kushtetutë dhe të bëhet njësh me shqiponjën dhe të shfaqet me një majtë të lartë duke u parashutuar me Çim Pikën për të na ngrënë mëlçinë të gjithëve.

Monika është me Volterin.

Lëre pastaj një Budinë e madhe dhe një e vogël që pas fjalimit turren të përqafojnë artistin, Lulin.

Budina i madh thotë; jam nënshtetas italian, nuk e njoh, e njoh si aktor rolesh të dytë, ishte dhe shumë komunist”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>