Rama do të rindërtojë sërish Teatrin Kombëtar siç ishte, por jo me funksionin e teatrit

Nga Exit News
Rama do të rindërtojë sërish Teatrin Kombëtar siç ishte, por jo me funksionin e teatrit

Në një tentativë për të justifikuar shembjen e Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama tha se do të marrë projektin e plotë origjinal të teatrit, që nuk mundi të përfundohej për shkak të luftës, dhe do ta rindërtojë atë në një vend tjetër.

Duke folur në kuvend, Rama u shreh:

“Ne do ta marrim projektin mot a mo dhe do ja kthejmë jo aleancës për politikën ndaj teatrit, por fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do ta kemi mes nesh.

 Jo aty dhe jo teatër, për më shumë do ta shikoni dhe do shohim pelegrinazhin që do bëjnë tek ajo godinë. Aty do shkojnë vetëm fëmijët dhe mbase edhe ndonjë nostalgjik po edhe kta që bërtasin sot nuk do shkojnë ta shohin aty ku do jetë.

Ja vlen dhe do ta bejme. Po e vendosim vet. Pse e vendosim vete,  vendosim vete sepse ne jemi zgjedhur qe te vendosim. Jo qe te vendosni ju apo ata që nuk janë zgjedhur. Demokracia është gjithpërfshirje – thonë, dhe une e pranoj.”

Deklarata e Ramës duket e pakuptimë tani, kur mund të kishte rikonstruktuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar, në mos për ta rikthyer si teatër, mund të ishte kthyer në muze. Edhe Europa Nostra kishte rekomandur rikonstruksionin e teatrit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>