INSTAT: Shkaqet kryesore të vdekjeve në vend

Nga Exit News
INSTAT: Shkaqet kryesore të vdekjeve në vend

Në vitin 2019, në vend kanë vdekur 21.937 persona. Instituti i Statistikave raporton se numri i vdekjeve për vitin 2019 është rritur me 0,6 përqind në krahasim me vitin 2018. 97 për qind e vdekjeve janë të moshës 70 vjeç.

Sipas raportit të INSTAT, shqiptarët vdesin më shumë nga sëmundje të zemrës, nga sëmundje të paidentifikuara dhe nga tumoret.

Sipas gjinisë, në vend vdesin më shumë meshkuj se sa femra. Meshkujt vuajnë më shumë nga sëmundje të zemrës dhe nga turmoret. Ndërsa femrat nga sëmundje të paidentifikuara.

Shqiptarët vdesin më shumë nga kanceri i aparatit tretës dhe nga kanceri i mushkrive.

Gjirokastra është qyteti me numrin më të lartë të vdekshmërisë për 100 mijë banorë, kryesisht për shkak të tumorit. Berati është qyteti me numrin më të lartë për vdekjet nga sëmundjet e zemrës.

Shqetësuese është rritja e vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën 1 vjeç. Në vitin 2019 niveli vdekshmërisë foshnjore është 10,3 për 1 mijë lindje të gjalla kundrejt 8,9 për lindje të gjalla në vitin 2018. Shkaqet kryesore ishin ndërlikime me shtatëzaninë dhe pas lindjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>