Rajoni i Madridit dhe Barcelonës, dy më të prekurat nga koronavirusi në Spanjë, do të nisin të hënën, 25 maj, lehtësimin e masave të izolimit.
Njërëzit do të mund të takohen në grupe deri në 10 persona.
Restorantet do të rihapen me 50 për qind të kapacitetit dhe vendet e kultit do të shfrytëzojnë vetëm 30 për qind të kapacitetit të tyre.
Lehtësimi i kufizimeve në Barcelonë e Madrit, nënkupton se e gjitha Spanja tani është drejt daljes nga izolimi.
Deri më tani në Spanjë ka pasur 233,037 të infektuar dhe 27,940 të vdekur.