Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci deklaroi të premten se çështja e Teatrit është delikate dhe shkon përtej prishjes së një ndërtese.
Gjatë një vizite në Gjirokastër, ai tha se ruajtja e pasurisë kulturore është shumë e rëndësishme për një vend. Por ai është një vendim që i takon qeverisë ta marrë:
“Është një çështje shumë delikate Në një farë kuptimi shkon përtej çështjes së prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Ne e kemi thënë gjithmonë dhe në vitet e shkuara që vlerat, pasuria kulturore, urbanistike është e rëndësishme dhe duhet ruajtur.
Është një vendim që i përket autoriteteve shqiptare për tu marrë, është një vendim klasik që i takon qeverisë shqiptare.”