Rreth 250 hektarë tokë në fshatin Goricë, në Shkodër, janë përmbytur gjatë natës, nga rreshjet e shiut. Deri më tani nuk ka asnjë banesë të dëmtuar.
Burime nga Vau i Dejës bëjnë të ditur se situata po mbahet nën kontroll, pavarsisht se gjatë ditës parashikohen rreshje të dendura.