Kryetari i Partisë Demokratike Basha i bëri thirrje bizneseve të bëhen bashkë me të për të sjellë ndryshimin.
Gjatë takimit me disa biznese të vogla në zonën e Bryllit dhe Xhamllikut në Tiranë, ai tha se bizneset duhet “të rezistojnë dhe së bashku të bëjnë ndryshimin që i duhet familjeve shqiptare dhe vendit”.
Gjithashtu, ai i tha bizneseve se “duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është t’ju mbështesim ju, se po nuk mbështetëm biznesin do të shkatërrojmë ekonominë, do të shkatërrojmë gjithçka”.