Hajdari: PS-PD-LSI pazare në kurriz të qytetarëve, nuk duan ndryshimin e sistemit

Nga Exit News
Hajdari: PS-PD-LSI pazare në kurriz të qytetarëve, nuk duan ndryshimin e sistemit

Rudina Hajdari akuzoi shumicën socialiste dhe opozitën se po bëjnë pazare në kurriz të Reformës Zgjedhore. Ajo theksoi se vendi ka nevojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe jo për ndryshime sipërfaqësore në interes të partive politike.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari u shpreh:

“Duhet t’iu japim shqiptarëve ndryshim të sistemit, ose t’i bëjmë të zgjedhin me referendum, nëse e duan ndryshimin e sistemit.”

Ajo njoftoi se ka propozuar ndryshime në ligjin për referendum për të lehtësuar zhvillimin e referendumit në vend:

“Propozuam një ligj për referendumin, pasi nëse do ta kishim këtë Teatri Kombëtar nuk do të ishte shembur sot.

I bëj thirrje Lulzim Bashës të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare dhe të mos bëjë më marrëveshje me Edi Ramën, sepse sa herë gjendet ngushtë, ata bëjnë pazare.”

Hajdari po ashtu, kundërshtoi dakordësinë shumicë-opozitë për zvogëlimin e periudhës zgjedhore mes datave 15 prill – 15 maj dhe 15 tetor – 15 nëntor, pasi me këtë i hiqet e drejta e votës emigrantëve, të cilët vijnë zakonisht në muajin qershor.

Ajo akuzoi PS-PD-LSI se do të marrin më shumë para nga buxheti i shtetit, me ndryshimet për financimin e partive:

“Kanë rëndë dakord PS-PD, që financimi të dyfishohet. Këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptar dhe minimum është të japin një shpjegim pse duan dyfishim të kësaj shumë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>