Maqedonia e Veriut ka vendosur hapjen e kufijve me shtetet fqinje prej datës 1 qershor. Ministria e Shëndetësisë e shtetit fqinj po përgatit protokollet e duhura për funksionimin e hapjes së kufijve.
Qeveria maqedonase gjithashtu hoqi shtetrrethimin prej datës 27 Maj dhe lejon hapjen e hoteleve, bareve dhe restoranteve nga data 28 Maj.
Kryeministri Rama njoftoi se kufijtë e Shqipërisë do të hapen me vendet fqinje për qytetarët shqiptarë.