![Berat punonjësit e fasonerisë në protestë Punonjësit e fasonerisë në protestë: Nuk kanë marrë pagën e luftës](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/05/Berat-punonjësit-e-fasonerisë-në-protestë.gif)
Punonjësit e një fasonerie në Berat protestuan të mërkurën pasi nuk kanë marrë ende pagën e luftës.
Ata sqaruan se gjatë dy muajve të fundit nuk kanë punuar për shkak të pandemisë. Emrat e tyre rezultojnë si përfitues të pagës së luftës, por ata nuk kanë marrë ende pagën.
Punonjësit e fasonerisë sqaruan se prej dy muajsh nuk kanë marrë as pagën nga kompania dhe as pagën e luftës. Ata kërkojnë zgjidhje nga drejtoria e Tatim-Taksave pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër.