Dy kryetarët e partive aleate të PD-së, Agron Duka dhe Dashamir Shehi kundërshtuan vendimin e PD-së për mosndryshimin e sistemit zgjedhor.
Agron Duka, kryetari i partisë Agrare për emisionin Repolitix në Report Tv, më 26 maj, tha se:
“I kanë shkelur syrin njëri-tjetrit, që mbrojnë sistemin, PD thotë që është i hapur për ndërrim sistemi, por duan që të rregullojnë Kodin Zgjedhor.
Nuk e ndryshojnë se duan të ruajnë monopolin e kandidatëve.
E kanë mbyllur këtë punë pavarësisht propozimit të ambasadës Amerikane, u mbyllën dyert të rinjve në politikë.
[N]uk ka asnjë vullnet nga dy partitë e mëdha, dhe nga LSI, por s’më ndalon njeri që të them mendimin tim, kjo mund të jetë një kosto për mua. Nuk jemi në të njëjtën linjë me Bashën”.
Ndërsa Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së tha për RTV Ora:
“Tashmë nuk ka dëshirë është e kuptueshme, unë do të preferoja të ndryshonim sistemin pavarësisht marrëveshjes që kemi bërë me PD dhe do ta respektojmë.
Një sistem ndryshe do ti bënte mirë Shqipërisë. Ndryshimi i sistemit nuk ka të bëjë me partitë e vogla, është një gabim i madh. Po të jetë për partitë e vogla, sistemi i sotëm është ideali.
Shqipëria pasi të mbarojë këto zgjedhje ka nevojë jo vetëm të ndryshojë sistemin zgjedhor, por sistemin politik, të ndryshojë Kushtetutën, të ribëjë të paravarura institucionet”.