![spain mourning period coronavirus Spanja 10 ditë zi kombëtare në nder të mbi 27 mijë viktimave nga koronavirusi](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/05/spain-mourning-period-coronavirus.jpg)
Spanja ka shpallur 10 ditë zi kombëtare, në nder të mbi 27 mijë viktimave nga koronavirusi.
Duke filluar nga e mërkura deri më 5 qershor, flamujt do të jenë në gjysëm-shtizë në më shumë se 14 mijë ndërtesa publike në të gjithë vendin në anijet e marines.
Mbreti Felipe VI, si kreu i shtetit të Spanjës, do të kryesojë një ceremoni solemne për të nderuar të vdekurit, sapo vendi të dalë nga rregullat e tij të rrepta të izolimit.
Kryeministri Pedro Sanchez tha se periudha më e gjatë e zisë në 40 vitet e demokracisë do të jetë për ‘viktimat e fatkeqësisë më të rëndë të shekullit’
Spanja, me mbi 236 mijë të infektuar dhe mbi 27 mijë viktima është ndër 5 vendet më të prekura në botë nga Covid-19.