Policia bashkiake e Durrësit ka gjobitur 3 biznese për vendosjen e çadrave dhe ulëset në rërë pa leje, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, më 27 maj.
Policia njofton se bizneset ose personat do të dënohen me gjobë deri në ndjekje penale nëse nuk zbatojnë vendimin e ri të qeverisë për vendosjen e çadrave në rërë.
Kryeministri Rama njoftoi më 25 maj se asnjë nga kontratat ekzistuese mes bizneseve dhe bashkive nuk do të jetë e vlefshme. Ai tha se qeveria do të ngrejë autoritetin e përkohshëm licensues të plazheve nga subjektet private. Dhe çdo kontratë e re që bashkitë do të lidhin me bizneset do duhet të ketë miratimin paraprak të këtij autoriteti.