Vasili: Pa qeveri tranzitore nuk ka garanci për zgjedhjet

Nga Exit News
Vasili: Pa qeveri tranzitore nuk ka garanci për zgjedhjet

Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili theksoi se qeveria tranzitore është garancia e vetme që në vend të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një intervistë për Euronews Albania, Vasili u shpreh:

“Me qeveri  tranzitore çështja e zgjedhjeve mbaron në një ditë dhe kemi mundësi të mendojmë si ta çojmë vendin përpara. Ndërkohë mbetemi peng i qeverive që i bëjnë pis zgjedhjet dhe vendi në ditën e zgjedhjeve merr impuls negativ dhe ecën prapa në vend që të përpara. Pa qeveri tranzitore këto do të jenë ndryshime që do të mbeten në letër.”

Qeveria tranzitore para zgjedhjeve është një prej kërkesave më të forta të opozitës për reformën zgjedhore. Deri tani shumica socialiste nuk ka pranuar ta diskutojë në Këshillin Politik këtë kërkesë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>