Përfaqësuesi i shumicës socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri deklaroi se kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore nuk do të diskutohet nga ky këshill.
Duke biseduar me gazetaren Ilva Tare në EuroNews, Gjiknuri u shpreh:
“Nuk është objekt i tryezës dhe nuk është në mandatin tim të diskutoj fundin e një qeverie të zgjedhur.
Qeverinë tranzitore duhet t’ia kërkojë Basha Ramës, nëse do të ulet ndonjëherë me të, siç bëri në 2017-ën”