Presidenti Meta ka nxitur palët të përfundojnë Reformën Zgjedhore brenda 31 majit.
Ai u shpreh i vendosur se do të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhore sapo t’i vijnë nga kuvendi:
“Mezi pres që palët të mbajnë fjalën dhe në 31 maj të përmbyllen të gjitha ndryshimet që kërkojnë dhe menjëherë si president do t’i firmos këto ndryshime për të dhënë një lajm të mirë për qytetarët dhe ndërkombëtarët.”