Trump ndërpret financimet për OBSH-në: Kukull në shërbim të Kinës

Nga Exit News
Trump ndërpret financimet për OBSH-në: Kukull në shërbim të Kinës

Presidenti Donald Trump do të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet dhe financimet për Organizatën Botërore të Shëndetit.

Në një deklaratë për shtyp të premten, Trump akuzoi OBSH-në për shpërhapjen e koronavirusit, pasi nuk ka qenë e aftë të bëjë reforma dhe marrë masat e nevojshme në kohë.

Trump e quajti OBSH-në ‘një kukull në shërbim të Kinës’.

“Ne sot do të përfundojmë marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe do t’i drejtojmë ato fonde në mbarë botën dhe në nevojat urgjente, globale të shëndetit publik,” tha ai në Shtëpinë e Bardhë.

“Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetit, pavarësisht se paguan vetëm 40 milion dollarë në vit në krahasim me ato që kanë paguar Shtetet e Bashkuara, që është afërsisht 450 milion dollarë në vit. Ne kemi detajuar reformat që OBSH duhet të bëjë dhe të përfshihet drejtpërdrejt me to, por ata nuk kanë pranuar të veprojnë,’ vazhdoi më tej Trump.

Ai kritikoi OBSH-në se nuk e detyroi Kinën të jetë më transparente për koronavirusin:

Mungesa e transparencës nga Kina për virusi lejoi që sëmundja të përhapet në të gjithë botën, duke nxitur një pandemi globale që ka kushtuar më shumë se 100,000 jetë amerikane.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>