![ISHP Përditësim 31 maj: 15 të infektuar të rinj, shkon në 1137 totali i të prekurve](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/WhatsApp-Image-2020-04-26-at-11.13.23.jpeg)
15 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1137. 11 raste janë në Tiranë, 3 në Krujë dhe një në Kamëz.
11 raste janë kontakte të rasteve të mëparshme. Ndërsa për 4 rastet e reja vazhdon hetimi epidemiologjik. Në 24 orë janë testuar 35 personel shëndetësor, dhe kanë dalë pozitiv me Covid-19, 2 raste.
31 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 4 janë në terapi intensive dhe njëri prej tyre ëshët i intubuar.
Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë.
Nga fillimi i pandemisë deri më sot janë kryer 16 mijë teste serologjike dhe molekulare.
1136 raste me koronavirus të konfirmuara dhe 231 raste janë aktive. Ata ndodhen kryesisht në Tiranë, Durrës dhe në Krujë.
Në spitalin “Shefqet Ndroqi” vdiq një 82 vjeçare, e cila vuante nga sëmundje të shoqëruese të rënda. Spiatli po analizon nëse shkaku i vdekjes ka qënë nga Covid-19 ose jo.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 16 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1137 të infektuar,
– 33 viktima;
– 857 të shëruar,
– 232 të infektuar aktivë;
Në spitalin Infektiv aktualisht po marrin shërbim 31 pacientë, ku 4 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 30 maj është:
– Tiranë, 121 pacientë aktivë,
– Durrës, 43 pacientë aktiv,
– Krujë, 17 pacientë aktivë,
– Shkodër, 11 pacientë aktivë,
– Berat, 2 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Mat, 8 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv.