Bochardt: Sistemi zgjedhor, qeveria tranzitore, identifikimi elektronik nuk janë rekomandime të OSBE-së

Nga Exit News
Bochardt: Sistemi zgjedhor, qeveria tranzitore, identifikimi elektronik nuk janë rekomandime të OSBE-së

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt tha se ndryshimi i sistemit, përdorimi i elektronikës dhe qeveria tranzitore nuk janë rekomandime të OSBE/Odihr. Por ai u shpreh se nëse këto ndryshime miratohet atëherë OSBE-ja do t’i mbështesë.

Në një intervistë për televizionin Vizion Plus, Bochardt foli për:

Përdorimin e elektronikës në zgjedhjet e 2021:

[P]o prekim çështje të cilat nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Në parim, është e mundur.

Nevojitet konsensus dhe ky konsesus duhet të jetë i shpejtë, pasi zbatimi kërkon kohë.

Duhet bërë procesi i prokurimit, duhet përgatitur pajisjet, duhen kalibruar, duhen futur të dhënat, duhen testuar, në mënyrë që të mos ketë asnjë problem ditën e zgjedhjeve.

Pra, shqetësimi im është koha – duhet të ndodhë shumë shpejt.

Nëse vendoset, ne, sigurisht, do ta mbështetim Shqipërinë për zbatimin. Por ky është plotësisht vendim që i takon Shqipërisë ta marrë.

Ndryshimin e sistemi zgjedhor:

Por edhe këtu duhet të shtoj se as OSBE-ja dhe as ODIHR-i nuk rekomandojnë sisteme zgjedhore të veçanta. Ka shumë sisteme legjitime, dhe ky është një vendim që i takon Shqipërisë ta marrë, jo neve. Në momentin që do të ketë një vendim, natyrisht që ne do të mbështesim zbatimin e tij.

Qeverinë kujdestare:

Deri më tani unë nuk e dalloj apo nuk e ndiej këtë konsensus. Por, sërish, ky është një vendim që duhet të merret nga Shqipëria dhe shqiptarët, dhe partitë në parlament dhe jashtë parlamentit. Nuk ka asnjë detyrim, as rekomandim nga ne për ta bërë një gjë të tillë, por është diçka që është e mundshme.

Vjedhjen e votave:

Ndryshimet ligjore, nëse zbatohen siç duhet dhe adresojnë pa mëdyshje problemet reale, janë një hap thelbësor përpara, sigurisht. Por duhet, gjithashtu, vullnet politik për të miratuar ndryshime të tilla, si edhe vullnet politik për t’i zbatuar ato me mirëbesim.

ka edhe çështje të tjera në këtë kontekst, si për shembull, abuzimi me burimet shtetërore, presioni ndaj punonjësve publikë, si edhe praktika joetike e shpërndarjes së të ashtuquajturave kasetave të gatshme dhe më pas shfaqja e tyre pa asnjë lloj identifikimi që ato vijnë nga partitë dhe jo nga gazetarët.

Depolitizimi i administratës zgjedhore:

Ne e mbështetim plotësisht idenë e një depolitizimi të plotë të administratës zgjedhore, në mënyrë që të eliminohen të gjitha arsyet për dyshim dhe kundërshtim.

Depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore i shërben interesit të qytetarëve, duke parandaluar marrëveshjet politike në dëm të zgjedhjeve të ndershme. Reforma e administratës zgjedhore është urgjente – është një ndër rekomandimet tona më të hershme.

Gjithashtu Bochard mbështeti propozimin e opozitës për shqyrtimin e ankesave të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese. Ai tha se ankesat më mirë të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese se sa nga gjykatës të pa vetuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>