E pakënaqur me shembjen e godinave me interes historik dhe kulturor në Tiranë, qeveria kërkon më shumë.
Këtë herë, ata ia kanë vendosur syrin Bashkisë së vogël të Rrogozhinës. Nën kontrollin e Partisë Socialiste pas zgjedhjeve mono-partiake të 30 qershorit, qyteti ka një popullsi prej rreth 22 mijë qytetarësh.
Në qendër të zonës urbane shtrihet Qendra Kulturore Rrogozhine. E ndërtuar në stilin e Realizmit Socialist në fillim të viteve 1970, ajo u konsiderua arkitekturë më e mire shtetërore gjatë regjimit komunist. Përbërja e linjave të pastra, format funksionale dhe modeli simetrik, mbetet shembulli kryesor i arkitekturës moderne midis stilit më tradicional në zonës.
Laim Halili, një nga përgjegjësit për mbikëqyrjen e konstruksionit të tij, tha që ishte ndërtuar me kujdes dhe i dizajnuar për t’i bërë ballë çdo kohe. Nga themelet te panelet e parafabrikuara që prodhoheshin në Durrës dhe transportoheshin në Rrogozine, i gjithë procesi ishte i kontrolluar dhe monitoruar me cilësi në çdo fazë.
Ndërtesa shtrihet në 646 metra katrorë dhe përbëhet nga dy dhoma ndërrimi, një zyrë biletash, një zyrë, dy tualete, një bibliotekë, një librari, dy zona pushimi, një dhomë projektimi dhe një sallë ekspozite. Salla e performancës është ende në përdorim për aktivitete ku marrin pjesë nxënës të shkollës tre-katër herë në vit. Përdoret gjithashtu nga komuniteti gjatë zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme. Ndërkohë, Bashkia përdor disa nga dhomat si hapësira për ruajtje, si dhe zyra që përdoret nga Drejtori i Qendrës.
Me kalimin e viteve, ndërtesa është lënë shumë pas dore. Menaxhimi i dobët dhe mungesa e fondeve kanë sjellë probleme me lagështinë në muret rrethues dhe rreth dritareve. Ka plasaritje në suva, ka nevojë për tu lyer dhe ka nevojë për modernizim në përgjithësi. Thënë këto, nga ana strukturore ndërtesa është në gjendje të mirë.
Pas tërmetit të nëntorit 2019, që shkatërroi një numër ndërtesash në zonën e Rrogozhine, në Qendrën Kulturore nuk janë vërejtur dëme.
Por kjo nuk e ka ndalur Bashkinë për të planifikuar shembjen e godinës.
Gjatë inspektimeve nga Instituti i Ndërtimit pas tërmetit, u identifikuan disa raste të “arkitekturës së dobët”. Çuditërisht, seksioni mbi “gjetjet gjatë inspektimit” ishte më pak se gjysmë faqe e gjatë dhe raporti i plotë përmbante pak informacion për punën e kryer nga inspektorët.
Raporti, i parë nga Exit News, vinte në dukje se godina kishte dëmtime në themele, çarje në tavan dhe dëme në materialet e ndërtimit për shkak të kalimit të viteve. Ata e mbyllin raportin duke shkruaj se struktura e ndërtesës ishin dëmtuar dhe nuk kishte nevojë për ekzaminim të mëtejshëm ligjor të ndërtesës.
Një inxhinier i pavarur dhe me përvojë. i cili dëshiron të mbetet anonim, inspektoi ndërtesën dhe paraqiti analizën e tij për gjendjen e saj aktuale. Ai kundërshtoi gjetjet e supozuara të Bashkisë dhe vuri në dyshim nevojën për prishjen e saj.
Ai u shpreh: “Nuk ka dëme në elementët strukturorë dhe në mur, shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndonjëherë, çarjet në mure ose suva, ose shkëputje nga muret nuk na japin një pamje të qartë për të konkluduar nëse është e rrezikshme apo jo”.
Me fjalë të tjera, plasaritjet nuk janë gjithmonë indikatorë të dëmtimeve serioze strukturore dhe eksperti nuk ka vërejtur ndonjë dëm të shkaktuar nga tërmeti.
Për sa i përket qëndrueshmërisë strukturore të Qendrës, ai tha: “Trarët që kalojnë nëpër strukturë nuk paraqesin ndonjë çarje … Ndërtesa ka nevojë për një studim të qartë sizmik për të parë nëse duhet të rikonstruktohet ose shkatërrohet.” ”
Për më tepër, eksperti deklaroi se cilësia e materialeve të përdorura për ndërtimin e Qendrës duhej të kontrollohej për të parë nëse ato janë në përputhje me standardet e KE-së. Deri më tani, ai tha se ata nuk kanë parë ndonjë mostrim të materialeve dhe nuk ka pasur shpime me sonda për të kryer studimin gjeologjik se si mbështetet ndërtesa. Ai shtoi se dimensionet e ndërtesës nuk ishin matur as për të parë nëse kishte ndonjë devijim para dhe pas tërmetit.
Me fjalë të tjera, Bashkia nuk ka realizuar asnjë nga proceset e nevojshme që zakonisht kërkohet për të vendosur nëse një ndërtesë është e sigurt apo jo. Në fakt, në raportet e tyre, bashkia thotë se nuk mendon se ishte e nevojshme të kryheshin teste të tilla.
Ekspertët gjithsesi janë kundër.
“Ne duam të jemi të qartë për të kuptuar se si kësaj ndërtese i është dhënë statusi i prishjes. Duhet të theksohet se prishja e tij do të ketë një kosto të lartë. Këto para mund të përdoren për ndërtimin e banesave të tjera, në vend që të përdoren këtu, “shtoi ai.
Që nga tërmeti, një numër banorësh, përfshirë anëtarët e komunitetit Rom, po jetojnë në tenda, kabina të parafabrikuara ose struktura të pasigurta. Puna për t’u siguruar atyre shtëpitë e reja ka ngecur dhe nuk janë siguruar fonde për rindërtim. Ka rreth 150 shtëpi që janë në një gjendje të pasigurtë dhe duhet të prishen dhe rindërtohen, sipas një arkitekti lokal.
Ata që punojnë në terren për t’i ardhur në ndihmë këtyre banorëve thonë se janë mbështetur në ndihmat e OJQ-ve dhe qytetarëve, të cilët kanë mbledhur fonde për të blerë kabina, ushqim dhe furnizime për familjet atje. Ndërsa shteti ka shpërndarë disa pako ndihmash, por kjo nuk është e mjaftueshme.
Për më tepër, duke marrë parasysh gjendjen e rrezikshme që ndërtesa supozohet të jetë, duket e çuditshme që Partia Socialiste mbajti një takim javën e kaluar. Kundër të gjitha masave të distancimit shoqëror, aktiviteti i partisë u zhvillua brenda mureve të Qendrës, pa asnjë problem apo shqetësim për rreziqet nga struktura e ndërtesës.
Shumica mendojnë është se prishja e Qendrës është pjesë e tendencës aktuale të qeverisë për fshirjen e historisë përmes shkatërrimit të ndërtesave të epokës komuniste.
“Kur shikoni provat, duhet të pyesni pse po shkatërrohet kjo ndërtesë? Nëse qëllimi është shkatërrimi i kujtesës kolektive, le të kujtojmë se 1984 është thjesht një libër dhe partia kurrë nuk do të ketë sukses të fshijë historinë e saj,” tha një arkitekt për Exit News.
Ai shtoi: “Është një ndërtesë e bukur. Duket se ato kanë qëllime korruptive, por ne e kemi të dokumentuar me foto dhe video. Nuk ka nevojë të prishet”.
Olsi Nunaj dhe Elbarina Kola që drejtuan raportin për Qendrën Kulturore Rrogozhine janë kallëzuar në Prokurori për “shpërdorim detyre”. Ata janë të nj♪7jtët ekspertë që kanë hartuar dhe inspektimin e Teatrit Kombëtar. Padia është bërë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ata akuzojnë Nunajn dhe Kolën se nuk kanë kryer procedurën e inspektimit sipas ligjit dhe se kanë arritur në një konkluzion të rremë kur shkruanin se Teatri Kombëtar ishte një strukturë e pasigurt.
Ata shkojnë aq larg sa pretendojnë se Nunaj madje nuk e ka vizituar fare Teatrin nga afër. ATM pretendon se Nunaj ishte nën kontrollin e Bashkisë dhe se po “përdorej”.
Duket se historia po përsëritet sërish.
Qendra Kulturore nuk është vetëm me vlera historike dhe kulturore, por ka edhe vlera arkitektonike. Në Rrogozhine, ekziston nevoja për të nxitur frymën e komunitetit dhe për të pasur hapësirë ku fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të mund të jenë së bashku për të shijuar aktivitete. Jo vetëm kaq, por është një pjesë e historisë së qytetit dhe ndërsa mund të mos jetë domosdoshmërisht një kujtim i këndshëm, nuk do të thotë se duhet të shkatërrohet.
Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë përpjekje për të fshehur përçmimin e tij për mbetjet e së kaluarës komuniste të partisë së tij. Ai i është referuar ndërtesave të epokës komuniste si ‘të turpshme’ dhe se ka mision për të prishur shumë prej tyre në kryeqytet. Problemi që u ngrit me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar është se këto ndërtesa historike nuk janë tonat për tu shembur. Ato i përkasin historisë kolektive të vendit dhe duhet të ruhen.
Duket se sërish kemi çështje korrupsionit që shkon përkrah dëshirës për prishjen e këtyre ndërtesave të vjetra. Raporti zyrtar është i nxituar, i parregullt, dhe drejtohet nga dy ‘ekspertë’, ndaj të cilëve janë ngritur padi për raportin e Teatrit Kombëtar. Për më tepër, ekspertë të pavarur dhe fotografimi i ndërtesës kanë kundërshtuar gjetjet e tyre.
Dikush mund të ngrejë pikëpyetje pse qeveria po nxiton për të shkatërruar këtë ndërtesë, dhe çfarë është planifikuar të ndërtohet në vendin e saj dhe kush do të përfitojë nga ajo.
Halili, një 80 vjeçar, pohoi se ishte i trishtuar kur dëgjoi se ishte vendosur për tu shkatërruar”
“Më vjen shumë keq që do të shkatërrohet. Mendoj se mund të restaurohet siç ka qenë. Në atë nivel të stabilitetit dhe cilësisë. U trishtova kur e dëgjova këtë.”