Altin Dumani u zgjodh zëvendësdrejtues i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe drejtues i seksionit kundër krimit të organizuar. Ndërsa Ervin Kondilli u zgjdoh drejtues i seksionit të korrupsionit në SPAK. Vendimet u morrën në mbledhjen e datës 1 qershor nga prokurorët e SPAK.
Ervin Kondilli është prokurori i cili po heton shembjen e Teatrit Kombëtar dhe tenderat sekret për mjete shëndetësore mbrojtëse të kryer nga qeveria gjatë krizës së koronavirusit.