
Qeveria italiane ka vendosur të pajisë me leje qendrimi të përkohshme, 6 mujore, të gjithë emigrantët që i ka skaduar leja e qendrimit më 31 tetor 2019, dhe kanë hyrë në Itali para datës 8 mars 2020.
Me vendimin e miratuar më 29 maj 2020, duke nisur nga data 1 qershor deri në 15 korrik, punëdhënësi italian mund të deklarojë një kontratë pune me një emigranët pa dokumenta dhe të kërkojë të pajisjen e tij me leje qendrimi të përkohshme.
Vendimi aplikohet vetëm për punonjësit në sektorët e agrikulturës, zooteknikës, bujqësisë, peshkimit, kujdestarisë për personat e sëmurë, dhe punonjësve të shtëpisë.
Kush mund të pajiset me leje qendrimi të përkohshme, për 6 muaj
Të gjithë emigrantët e paligjshëm që i ka skaduar leja e qendrimit më 31 tetor 2019, dhe që kanë punuar në sektorët e lartpërmendur.
Të gjithë emigrantët e paligjshëm që kanë hyrë në Itali para datës 8 mars 2020 dhe nuk kanë dalë nga territori, dhe kanë punuar në sektorët e caktuar në vendim.
Emigrantët duhet të paraqesin kërkesë për pajisje me leje qendrimi në çdo zyrë postare. Taksa e shërbimit kushton 30 euro, ndërsa plotësimi dhe dorëzimi i formularit kushton 130 euro.
Dokumentat e nevojshme janë: një pasaportë ose një dokument identifikimi të lëshuar nga ambasada e vendit përkatës.
Pas aplikimit, aplikuesi do të pajiset me një letër që do t’i lejojë të qendrojë në territorin italian deri në miratimin e lejes së qendrimit.
Leja e qendrimit e përkohshme mund të kthehet në leje punë pas 6 muajve, nëse personi ka një kontratë punë në sektorët e përfshirë në vendim.
Procedurat e aplikimit në rastin e një punëdhënësi
Punëdhënësi paraqet një kërkesë në favor të emigrantit të punësuar. Punëdhënësi duhet të jetë italian, nënshtetas i një vendi të BE-së, ose me leje qendrimit të gjatë nga një vend i BE-së.
Duhet të kenë një aktivitet me të ardhura jo më pak se 30 mijë euro në vit.
Ndërsa për punonjësit e shërbim në shtëpi dhe kujdesit të personave , punëdhënësi duhet të ketë të ardhura jo më pak se 20 mijë euro në vit.
Qytetarët e huaj duhet të kenë hyrë në Itali para datës 8 mars 2020. Kjo të jetë e vërtetueshme me dokumentat e vulosura nga një autoritet publik.
Përpara se të aplikojë, punëdhënësi duhet të paguaj 500 euro për çdo punonjës, në një bankë ose në postë.