Reforma Zgjedhore—Të gjitha propozimet e PD-së

Nga Exit News
Reforma Zgjedhore—Të gjitha propozimet e PD-së

Këshilli Politik vazhdon ende bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore. Në një artikull të mëparshëm Exit shkruajti për ngërçin opozitë-mazhorancë në lidhje me këtë reformë.

Departizimi i administratës së zgjedhjeve, përfshi komisionet e qendrave të votimit dhe të zonave zgjedhore, dhe zbatimi i identifikimit biometrik të votuesve janë problemet kryesore për të cilët nuk është arritur dakordësi mes qeverisë dhe opozitës.

Përveç sa më lart, Exit sjell më poshtë në mënyrë të përmbledhur të gjitha propozimet e PD-së, të bëra publike në mars për Reformën Zgjedhore.

1—Financimi i partive politike dhe i fushatave të behët nga buxheti i shtetit. Në ketë mënyrë njerëzit do të kenë kontrollin dhe pushtetin. Çdo person që financon të përjashtohet nga tenderat e qeverisë.

2 —Tolerancë zero në ato që përfshihen në shit-blerjen e votës. Shpërblim për ato që raportojnë shit-blerjen e votës. Burg për ato që prekin votën.

3—Votim dhe numërim elektronik. Auditim të listës së zgjedhësve.

4—Kuvendi duhet të ketë dy dhoma. Senat me 40 anëtar, të cilët zgjidhen njëherësh me 140 deputete e parlamentit.

5 — Kontroll i figurës së kandidatëve për deputetë nga një organizëm i pavarur.

Ndryshime në Kodin Zgjedhor në lidhje me rolin e Policisë së Shtetit.

1—Ministri i brendshëm i qeverisë kalimtare zgjedh Drejtorin e Policisë 100 ditë përpara datës së zgjedhjeve

2—Cdo vepër penale në fushën e zgjedhjeve të hetohet me përparësi

3—Cdo qytetar ka të drejtë të denoncojë shkeljet gjatë zgjedhjeve pranë KZAZ ose KQZ. Në këtë rast KQZ duhet të hetojë në lidhje me këtë denoncim dhe nëse është rasti të ndëshkojë shkelësit e ligjit. Qytetarit i ofrohet mbrojte dhe garanci për denoncimin e tij.

4—Krijohet një rregjistër i posaçëm për veprat penale gjatë zgjedhjeve

5—Specifikohen detyrat e policisë së shtetit si më poshtë:

  • Të kontrollojë ligjshmërinë e donacioneve drejt partive politike dhe identifikojë i kompanitë, të cilat kanë përfituar më shumë nga fondet publike dhe ndihmojnë partitë politike.
  • Të identifikojë familjet në nevojë ekonomike
  • Të identifikojë ndërmarrjeve shtetërore, ku është rritur punësimi gjatë vitit zgjedhor
  • Nëse policia mbas analizës së këtyre elementëve konstaton shkelje administrative i raporton pranë KQZ. Në rast të një vepre penale ia referon prokurorisë.

6—Vendosja e kamerave në qendrat e votimi, të cilat monitorohen nga KQZ dhe policia e shtetit

7—Nëse jashtë qendrës së votimit cenohet rendi dhe procesi i votimit, policia do të ndërhyjë menjëherë

8—Krijohet një rregjistër për ndërhyrjet e policisë gjatë procesit të votimit

9—Partitë duhet të paraqesin listat e personave, pjesë të stafit të fushatës zgjedhore, të cilët miratohen nga KQZ.

10—Shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve në rast të ekzistencës së shkeljeve zgjedhore

Ndryshime në Kodin e Procedurës Penale

1—Veprat penale të korrupsionit gjatë zgjedhjeve të kalojnë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK)

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>