Këshilli Politik bie dakord për identifikimin biometrik të votuesve

Këshilli Politik bie dakord për identifikimin biometrik të votuesve

Këshilli politik ka rënë dakord për kryerjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve në të gjithë vendin.

“Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë vendin. Po, kanë rënë dakord. Ka patur dakordësi, ka patur zhvillime, palët kanë lëvizur”, tha deputetja Rudina Hajdari në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Zonja Hajdari e konfirmoi se këshilli politik nuk do të diskutojë për qeverinë kujdestare dhe për sistemin zgjedhor.

Ajo, gjithashtu theksoi se sistemi politik është çështja më e rëndësishme por PS kërkon të diskutohet në një moment tjetër, PD shmang diskutimin ndërsa LSI nuk është shprehur fare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>