Ministrja Shahini: Fajin për rojen abuzues e ka bashkia, ajo e ka punësuar

Nga Exit News
Ministrja Shahini: Fajin për rojen abuzues e ka bashkia, ajo e ka punësuar

Ministria e Arsimit Besa Shahini la sot të kuptohej se marrja në punë e rojes abuzues në shkollën në Babrru është përgjegjësi e Bashkisë Tiranë.

Duke folur në kuvend, Shahini tha se rojet dhe stafet sanitare vijnë nëpër shkolla nga bashkitë:

“U kemi dërguar bashkive kriteret që duhet të plotësojnë rojat dhe stafi sanitar që na i sjellin nëpër shkolla. Duhet të kenë parasysh bashkitë që stafi që punon në shkolla duhet të jetë me integritet.”

Ky reagim erdhi pas skandalit të ditëve të fundit ku roja i shkollës në Babrru Abaz Doku së bashku me tre djem kanë përdhunuar dhe shantazhuar një vajzë 15-vjeçare.

Aktualisht 65 vjeçari sëbashku me djemtë janë arrestuar nga policia dhe gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>