Meta apel qytetarëve: Mbroni pasuritë natyrore si Vjosa e Valbona

Nga Exit News
Meta apel qytetarëve: Mbroni pasuritë natyrore si Vjosa e Valbona

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Presidenti Meta i bëri apel qytetarëvë që të mbrojnë mjedisin, natyrën, bregdetin dhe të gjithë pasuritë natyrore nga shkatërrimi që sjell ndërhyrja e njeriut dhe keqmenaxhimi i qeverisë.

Në një postim në Facebook, Meta përmend shkatërrimin e Vjosës e Valbonës nga ndërtimi pa kriter i HEC-eve:

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, apeli im është të zgjohemi për të mos lejuar më që keqmenaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit të dëmtojnë jetët tona, që betoni të zhdukë hapësirat dhe kurorat e gjelbërta të qyteteve, që lejet abuzive dhe papërgjegjshmëria të sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet t’i kthejnë në gurore, detin ta ndotin dhe bregdetin ta shkatërrojnë, që HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjve përrallorë që kërcënohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve.”

Presidenti premtoi mbështetje për çdo qytetar e activist që ngre zërin për mbrojtjen e mjedisit dhe bukuritë natyrore të vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>