Sapo është arritur marrëveshja për reformën zgjedhore. Lajmi është konfirmohet për Exit News nga burime brenda Këshillit Politik.
Detajet e marrëveshjes janë ende të paqarta, por Exit ka mësuar se është arritur dakordësia për identifikimin biometrik të votuesve në të githë vendin.
Gjithashtu është rënë dakord për emërimin e një nënkryetari të KQZ-së, të propozuar nga opozita, i cili do ngarkohet me menaxhimin e sistemit teknologjik për identifikimin biometrik. Ky emërim ka qenë oferta që Kryeministri Rama bërë të enjten si shenjë kompromisi me opozitën.
Ende nuk është e qartë se çfarë dakordësie është arritur për administratën zgjedhore, nëse ajo do të jetë tërësisht jopartiake apo do të ketë kombinim midis komisionerëve jopartiakë dhe vëzhguesve partiakë.
Ky lajm është në përditësim.