Anëtarët e Partisë Demokratike do të votojë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e viti 2021. Kandidatët do të përzgjidhen sipas parimit një anëtar një votë. Udhëzimi për kryerjen e votimeve nga anëtarët e PD-së do të publikohet më 15 qershor. Ky vendim u morr sot, gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së.
Në vitin 2017, Kryetari i PD-së Lulzim Basha ftoi anëtarësinë të dërgonte propozimet për kandidatë për deputet. Por ky proces u la përgjysëm pasi PD u fut në çadër.
Më pas, Zoti Basha, në korrik 2017, gjatë fushatës së tij kundër Eduart Islamit për kryetar të PD-së, i premtoi anëtarësisë se zgjedhja e anëtarit do të thotë një anëtar një votë.
“Siç u shpreha kur dorëzova listën e deputetëve, kjo do të jetë hera e fundit që lista dorëzohet nga kryetari dhe që këtej e tutje do të jetë produkt I një procesi transparent, gjihtëpërfshirës, me standarte, dhe konkurues për të evidentuar me votën e çdo anëtari të Partisë Demokratike më të mirët dhe për tu bashkuar rreth tyre në betejë”, tha Zoti Basha në një takim në Rrogozhinë.