Pasagjerët që do të kthehen në Gjermani me linjën ajrore të Lufthansës, do të kenë “garancinë e kthimit në shtëpi”, tha drejtuesi i kompanisë Carsten Spohr.
“Ne po prezantojmë një garanci për kthimin në shtëpi. Ne do të kthejmë në Gjermani këdo që do të kthehet”, tha Spohr për gazetën gjermane Frankfurtet Allgemeine Zeitung në një intervistë të publikuar të dielën.
“Edhe nëse ata nuk lejohet të hyjnë në vend për shkak të temperaturës së lartë, sepse duhet t’i nënshtrohen karantinës, ose sepse në vendin pritës ka shpërthyer virusi— për të gjitha këto raste, ne do të ofrojnë mundësinë e kthimit në Gjermani. Perdorni Lufthansës edhe gjatë këtyre kohëve”, tha ai.
Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha se qeveria nuk ishte në gjendje të dërgonte avionë për të riatdhesuar personat që ktheheshin në Gjermani për pushimet e verës, sikurse bëri Berlini në fillim të pandemisë.
Spohr gjithashtu siguroi udhëtarët për masat e marra kundër koronavirusit në avion. “Ne kemi vendosur përdorimin me detyrim të maskës gjatë kohës së qendrimit në avion. Por ajo çfarë ëshët e rëndësishme ëshët se në avionët tanë nuk ka pasur asnëj rast të vetëm me koronavirus, sepse sistemi jonë i kondicionimit e pastron ajrin gjatë gjithë kohës në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.
“Në asnjë vend tjetër nuk është ajri më i pastër se sa brenda në avion… Unë këshilloj këdo që të udhëtoj më shumë”, përfundoi Spohr.