Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Motrat e Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, në Laç, të cilat ndihmojnë rreth 60 fëmijë të varfër e të braktisur.
Në një postim në Facebook, Meta shprehu mirënjohjen për përkujdesjen ndaj më të pamundërve në shoqëri:
“Një mirënjohje të veçantë Motrave të Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, që së bashku me Famullinë e Shën Mhillit në Laç, u shërbyejnë plot dashuri në mencën e të varfërve vaktet ushqimore rreth 60 fëmijëve.
Përkushtimi i tyre i jashtëzakonshëm ndaj fëmijëve dhe përkujdesja me përulje ndaj njerëzve në nevojë e vështirësi, e ka bërë misionin e Motrave një shembull frymëzues humanizmi, solidariteti dhe besimi.”