Ky është një nga gatimet e preferuara të fëmijëve të mi. Ne e quajmë “Pica franceze”.
Ky është një gatim tipik i zonës së Lorraine në Francë që daton që nga shekulli i XVIII.
Pjata origjinale ka si përbërës: pançetë, vezë dhe krem qumështi.
Por ajo është pasuruar me kohën.
Është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë me përbërës që gjithnjë gjenden në shtëpi.
Për 4 persona nevojiten:
- 1 petë brize(Spar,Conad);
- 2 kuti me kube pançetë;
- 2 kokrra qepë të thata;
- 3 vezë fshati;
- 1 luge miell;
- 4 lugë gjelle djathe kaçkavall ose emental të grirë;
- 1 kuti pana (ose 1 gotë kos).
Ngrohim furrën në 250 gradë .
Vemë një tigan me yndyrë dhe skuqim pançeten dhe qepët e grira hollë. I fërgojmë deri sa të zverdhen dhe i hedhim pak miell përsipër.
I lëmë të ziejnë pak duke u hedhur ½ gotë ujë. Dhe i lëmë deri në përfundim të ujit.
Shtrojmë petën mbi një letër kuzhine dhe e vendosim mbi tavën që shkon në furrë.
Shtojmë gjellën.
Në një tas qelqi, rrahim, vezët, kremin, djathin dhe masën e hedhim tek peta.
Përveshim anët e petës dhe e fusim në furrë në 220 gradë .