Kryeparlamentari Gramoz Ruçi deklaroi sot se Kuvendi nuk të lejojë që Reforma Zgjedhore të cenohet apo ngadalësohet. Ai premtoi votimin e reformës brenda këtij sesioni parlamentar, i cili mbaron në korrik.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Ruçi theksoi se vendimi për hapjen e negociatave është shumë pozitiv për Shqipërinë dhe është meritë e përbashkët e qeverisë dhe opozitës.
Për këtë arsye ai shprehu gatishmërinë si kryetar i Kuvendit që të sigurojë votimin e Reformës Zgjedhore brenda këtij sesioni parlamentar:
“Shpreh bindjen e rekomandimet do të kontribuojnë për realizimin e zgjedhjeve me standarte europiane që Kuvendi të miratojë Zgjedhoren brenda këtij sesioni parlamentar.
Kuvendi i Shqipërisë nuk do të lejojë që Reforma të cenohet apo të ngadalësohet. Kemi insistuar se reforma zgjedhore duhet të fillojë sa më shpejt.”