OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 persona

Nga Exit News
OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 4 persona

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka kërkuar më 10 qershor deklarimin e pasurisë katër subjekteve të tjerë që preken nga paketa anti-krim. Dy prej tyre janë anëtarë të bandës së Emiljano Shullazit.

OFL, njësia speciale që zbaton ligjin Anti-KÇK, nisi punën më 3 shkurt 2020. Ajo ka për detyrë të kontrollojë pasurinë e atyre që janë dënuar apo janë nën hetim për 44 vepra penale, ku përfshihe n organizata kriminale, banda e armatosur, grupet kriminale, vrasjet, organizatat terroriste, rrëmbimet, pengmarrjet, trafiqet e armëve dhe të drogës, prostitucioni, vjedhjet.

Gjithashtu të burgosurit që dyshohet se kanë vënë pasuri nga aktiviteti kriminal duhet të plotësojnë një formular për deklarimin e pasurisë. Këto formularë më pas do t’i dërgohet SPAK-ut që ka afat 15 ditë për tu shprehur; po kaq afat ka më pas dhe gjykata.

Përveç të dënuarve dhe të dyshuarve, edhe familjarët e tyre dhe çdo person i dyshuar për lidhje me to, duhet të deklarojnë burimet e ligjshme të sigurimit të pasurive, shkakun e posedimit, sqarimin e mënyrës së fitimit të pasurisë dhe çdo informacion tjetër lidhur me pasurinë.

Më 4 qershor SPAK vendosi se 48 nga 148 pasuri të vendosura nën sekuestro nga Operacioni Forca e Ligjit, janë marrë në kundërshtim me ligjin.

Për të mësuar më tepër rreth paketës Anti-KÇK dhe çfarë parashikon ajo, lexoni këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>