Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi në 10 qershor Raportin Ndërkombëtar për Lirinë e Besimit, i cili përshkruan lirinë e medias në çdo vend të huaj, politikat qeveritare dhe politikat e SHBA-së për të promovuar lirinë e besimit. Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri në 31 dhjetor 2019.
Qeveria ka legalizuar 135 ndërtesa në pronësi të grupeve fetare gjatë 2019-ës, në krahasim me 105 ndërtesa në 2018. 11 të tjera janë ende duke u vlerësuar.
Agjensia e Kthimit të Pronave raportoi se deri në shkurt, hodhi poshtë 150 kërkesa pronësie. Ligji më pas i kërkoi Agjensisë së Kthimit të Pronave të dërgojë në gjykatë 410 rastet e tjera.
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë vazhdon të raportojnë vështirësitë për të marrë tokë për të ndërtuar vende të lutjes dhe probleme për tarifat bashkiake. Bektashinjtë dhe Komiteti Islamik i Shqipërisë raportuan probleme në mbrojtjen të pronave.
Komiteti Mysliman nuk ka marrë leje, të kërkuar që prej viti 2018, për të ndërtuar një kampus për Universitetin Beder, por programi i studimeve Beder morri akreditim për një pesë vjeçar tjetër në nëntor.
Komunitetet fetare menaxhojnë 114 institucione arsimore, duke përfshirë universitete, shkolla fillore dhe të mesme, parashkollorë, kopshte, shkolla profesionale dhe jetimore.
ALUIZNI raportoi se deri në shtator legalizoi 135 ndërtesa fetare, përfshirë 4 kisha Katolike, 71 xhami, 12 kisha ortodokse, dhe 48 teqe.
Ministria e Financave sipas komunitetit Bektashi nuk e rimbursojë për taksën e ndërtimti të paguar në 2016 për një qendrën e Baktashinjve në Botë në Tiranë, edhe pse ligji kërkon që taksa e ndërtimti të rimbursohet.
Kisha Ortodokse ngriti shqetësimin se pagoi 31 mijë dollarë në taksa dhe tarifa, dhe theksoi se pagesat shkelin marërveshjen me qeverinë.
Mbështetja e qeverisë për komunitetet fetare nuk ka ndryshuar që prej vitit 2015, me rreth 1 milionë dollarë.